Sërisht rast pedofilie në Delhi. Një 5 vjeçare është duke luftuar me vdekjen pasi ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga fqinji i saj për 4 ditë.
Vajza u rrëmbye teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj. Më pas burri e kishte mbyllur të miturën në kantinë. Vetëm pas katër ditësh fqinjë të tjerë kanë dëgjuar thirrjet dëshpëruese për ndihmë të pesë vjeçares.
Doktorët raportojnë se: "brenda organeve gjenitaleve të së miturës janë gjendur objekte me të cilat e mitura është torturuar" . Doktor R.K. Bansal i cili e ka ekzaminuar vajzën e vogël është shprehur se: "Ky është një nga rastet më të tmerrshme që kam ekzaminuar", dhe se 48 orët në vijim janë vendmitare për jetën e vogëlushes .