Xhaferri i kënaqur nga përfaqësimi i shqiptarëve në qendrën ushtarake në Ohër

2015-08-21 0

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi filloi sot fushatën e inspektimit të qendrave stërvitore në garnizonet e Armatës së Maqedonisë me qëllim të përcaktimit të gjendjes së tyre dhe ndërmarrjes së masave për pajisjen e kapaciteteve të tyre ushtarake në përputhje me planet për këtë vit dhe periudhën e ardhshme. Ai këtë aktivitet e nisi me vizitën në qendrën për stërvitje në ujë me ç'rast lëshoi në përdorim anijen e riparuar patrulluese në liqenin e Ohrit. Xhaferi gjithashtu u shpreh i kënaqur edhe sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në këtë qendër.

"Neve sot kemi filluar fushatën e inspektimin te drejtpërdrejt të punës dhe jetës të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës në qendrat për stërvitje gjegjësisht në garnizonet ku ata jetojnë dhe punojnë. Për lëshim të përsëritshëm, të serishëm në përdorim të anijes patrulluese në suaza të qendrës për stërvitje në uji këtu në Ohër. Këtu ka përfaqësues të numrit të duhur të shqiptarëve dhe ne përcjellim dhe një prej asaj cka jemi këtu dhe drejtpërdrejt është të shohim në aspektin numerik të përbërjes të qendrës", tha Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Ministri Xhaferi përmendi edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë me atë të Republikës së Shqipërisë, në kontekst të mbrojtjes dhe ruajtjen e kualitetit të ujit dhe ambientit,nëpërmjet kufirit ujor.

"Ministria e Mbrojtjes ka bashkëpunim me Ministrinë përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe në atë kontekst më gjitha takimet që i kemi pasur dhe që do ti kemi në të ardhmen,i jepet rëndësi e veçantë bashkëpunimit të drejtpërdrejt në ruajtjen e kufirit", deklaroi Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Gjatë vizitës në Ohër Ministri Talat Xhaferi vizitoi edhe garnizone të tjera ushtarake në rajonin e Ohrit përfshirë edhe kompleksin ushtarak në Shën Naum. Durim Etemi

Free Traffic Exchange