Nis ndërtimi i Xhamisë së Madhe Muça: Zoti na lehtësoftë punën

2015-08-21 2

Ditën e përkujtimit të ditëlindjen e profetit Muhamed në Tiranë nënshkruhet marrëveshja ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës, e cila do të jetë më e madhja në vend. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunitetit Myslyman Shqiptar, Selim Muça, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë i Tiranës Lulzim Basha
Ceremonia nisi në orën 10:00 në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet dhe xhamia e re.

"E lus Zotin të na lehtësojë punën tonë në gjithë proceset e ndërtimit të Xhamisë së Madhe", tha Kryetari i Komunitetit Myslyman Shqiptar, Selim Muca.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike për besimtarët myslimanë. Sipas projektit Xhamia e Namazgjasë do të jetë e lartë 35 metra, me 4 minare dhe mund të kryejnë ritet fetare 5 mijë besimtarë myslymanë.

"20 prilli, dita e lindjes së profetit është dhe do mbetet një ditë e rëndësishme në të cilën ne përurojmë fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë më të madhe të kryqytetit dhe të vendit ne tërë historinë e tij"- tha Berisha në ceremoni.

Kryeministri u bëri thirrje, të gjithë krerëve të pushtetit lokal që të ndërtojnë tempujt e besimit për besimtarët e tyre. "Qeveria, duke shprehur nderimin më të madh ndaj jush, u bën thirrje kryetarëve të bashkive dhe komunave që me përparësi t'u bëjnë të mundur besimtarëve të ngrenë tempujt e tyre aty ku jetojnë", tha Kryeministri.
Nga ana e tij kryetari i bashkisë vlerësoi Tiranën si model i bashkëjetesës fetare. "Në këtë ditë të shënuar kompletojmë mozaikun e objekteve të rëndësishme të kultit në kryeqytetin e shqiptarëve".
Pas kësaj ceremonie, në orën 11:00 Komuniteti Mysliman organizoi në Pallatin e Kongreseve, programin e përvitshëm "Profeti Muhamed a. s.-Krenaria e Njerëzimit".

Free Traffic Exchange