Reagime të shumta për arritjen e marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry nëpërmjet një deklarate përgëzoi Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
'Kjo marrëveshje mbi parimet për normalizimin e marrëdhënieve, kërkoi kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët, dhe unë përshëndes qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për marrjen e vendimeve të vështira që do t'i sjellin ato më afër qëllimeve të tyre të integrimit evropian. SHBA-të do të mbeten thellësisht të angazhuara për të parë popullin e Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit të realizojnë aspiratat e integrimit të tyre në një Evropë të Lirë, të pandarë dhe në paqe", tha Kerry i cili inkurajoi të dy vendet që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura deri më sot për një të ardhme më paqësore dhe të begatë.
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes. Në një komunikatë për shtyp, Engel ka veçuar guximin dhe gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e vendimeve të rënda dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, për pragmatizmin e tij dhe për vizionin përparimtar.
"Ky është edhe një konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë. BE-ja, sikundër që i ofron Serbisë një datë për negociatat për anëtarësim në BE, duhet t'i ofrojë edhe Prishtinës atë që vendeve të tjera në Ballkan u është dhënë tashmë: Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për të udhëzuar orientimin evropian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për t'ua mundësuar qytetarëve të Kosovë të drejtën për të udhëtuar në Bashkimin Evropian", ka thënë Engel.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, marrëveshjen Kosovë Serbi e cilësoi si të rëndësishme për perspektiva të reja për Kosovën dhe Serbinë.
'Kjo arritje e madhe, përveç njohjes së realitetit të ri në rajon nga ana e Serbisë dhe nismës së mirë për pajtim të tërësishëm të Ballkanit në një vit simbolik të 100 vjetorit të luftërave Ballkanike, solli edhe një shtytje të madhe për rajonin drejt integrimit EuroAtlantik që do të mundësoj paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri si dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët', thuhet në letrën e Ahmetit.
Marrëveshja është mirëpritur edhe në Shqipëri. Kryeministri shqiptar Sali Berisha e cilësoi atë si historike dhe tejet të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë në normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.
"Marrëveshja e Brukselit ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin tonë, për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe evropian. Marrëveshja hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në rajonin tonë, në përpjekjet e tyre për një të ardhme të përbashkët evropiane. Me këtë rast, në emër të qeverisë shqiptare përshëndes vendosmërinë, kurajën, vizionin e të dyja palëve, të dy kryeministrave Thaçi dhe Dacic, për arritjen e saj, thuhet mes tjerash në letrën e kryeministrit shqiptar Beri...