Thaçi: Marrëveshje historike

2015-08-21 1

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me të arritur në Kosovë edhe një herë tha se marrëveshja e arritur në Bruksel është historike dhe me këtë, Serbia e ka njohur shtetin e Kosovës.

"Është marrëveshja e parë në këto nivele me Serbinë dhe zgjidhja më e mira. Marrëveshja është në të mirë të Kosovës dhe serbëve të veriut. Në bazë të saj do të hiqen strukturat paralele në veri. Unë e kam nënshkruar marrëveshjen si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Daçiç si kryeministër i Republikës së Serbisë. Të hënën duhet t'i dërgoj përgjigjen baroneshës Ashton dhe është në interes të vendit të tregohemi korrekt", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Përderisa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e vlerëson marrëveshjen si historike, Lëvizja Vetëvendosje marrëveshjen e cilëson si personale të Thaçit e cila saboton shtetin e Kosovës.

'Kjo marrëveshje është marrëveshje personale e Thaçit dhe ajo nuk duhet të bëhet edhe marrëveshje e Kosovës me Serbinë. Me këto 15 pika Prishtina dhe Beogradi zyrtar e ndajnë pushtetin dhe sovranitetin mbi Kosovën. Marrëdhënia ndërmjet shtetit të Kosovës dhe këtij Asociacioni serb që u formua nga Thaçi e Daçiq është e ngjashme me marrëdhënien ndërmjet shtetit të Bosnjës dhe Republika Srpska-s atje. Praktikisht, veriu i Mitrovicës po bëhet si Banja Lluka ndërkaq Graçanica si Pale. Me këtë Asociacion nuk po i bashkohet veriu i Kosovës komunave të Ahtisaarit në jug të Ibrit por anasjelltas. Shteti i Kosovës nuk do të mund të funksionojë kështu'.

Nga ana tjetër marrëveshjen e ka përshëndetur edhe LDK-ja opozitare.

'LDK-ja në vazhdimësi ka përkrahur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel, përkundër vërejtjeve në disa nga pikat e saj, i hap rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane.Ne e përkrahim këtë marrëveshje. Kërkojmë nga BE dhe SHBA implementimin e saj. Edhe pse kemi vërejtje në disa nga pikat, marrëveshja i hap rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane".

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot se Serbia në Bruksel ka arritur të ketë mbrojtje absolute të bashkësisë serbe në Kosovë, të cilën deri tash nuk ka mundur në asnjë mënyrë ta siguroj.

"Serbia kurrë nuk do ta pranoj shtetin e pavarur të Kosovës. Serbia këtë territor, sipas Kushtetutës dhe rezolutës 1244, e trajton si territor i cili ka autonomi thelbësore dhe për këtë do të sjellim një ligj kushtetues. Për serbët janë siguruar të drejtat e tyre për ta udhëhequr jetën e tyre, mbrojtjen, të ardhmen, burimet, arsimin, shëndetësinë, dhe se e kanë lidhjen e papengesë dhe të sigurt me vendin amë, pa kurrfarë kufizimesh, pa iu bashkuar Kosovës, ndërsa u takon qytetarëve që në mënyrën e vet të tregojnë se a janë të kënaqur apo jo", deklaroi Tomisllav Nikoliq, president i Serbisë.

Reagime të shumta kishte edhe në Serbi. Qindra qytetarë protestuan mbrëmë në Beograd, për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, në shenjë pakënaqësie, serbët e Kosovës vendos...