Mos-anëtarësimi në NATO rrezikon marrëdhëniet ndëretnike!

2015-08-21 0

NATO, s'ka alternativë tjetër për shqiptarët, kështu ka deklaruar zv/ kryeministri Musa Xhaferi duke sqaruar kolumnën e liderit të tij Ali Ahmeti i cili porositi se tani është koha për NATO. Maqedonasit nuk duhet ta kuptojnë këtë si presion ndaj tyre edhe se shqiptarët në kontest të zgjidhjes së emrit mbajnë krahun e palës greke, por është koha e fundit të zgjidhet ky problem që bllokon proceset integruese të vendit tha Xhaferi në emisionin 'Rruga drejt...', duke tërhequr vërejtjen se nëse nuk kemi zgjidhje të çështjes së emrit mund të vijë deri tek përplasja fatale ndëretnike në vend.

"Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimi i bisedimeve për në BE, favorizon dhe lehtëson implementimin e MO-së, e kundërta, nëse e mendojmë në perspektivë se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e NATO-s, atëherë ne do të rrezikojmë të kemi një kohezion më të brishtë, atëherë ne do ët vijmë te përplasjet e marrëdhënieve ndëretnike që mund të jenë fatale, siç kanë qenë në periudha historike për Republikën e Maqedonisë", deklaroi Musa Xhaferri, zv/ kryeministër përgjegjës për MO-në.
Edhe profesori universitar Vllado Popovski thotë se qeveria duhet të bëj çmos që të zgjidh çështjen emrit duke mos përjashtuar mundësin e tensioneve etnike nëse ndodhë e kundërta.

"Republika e Maqedonisë duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj dhe gjithçka që është e pranueshme që të hyj RM-ja sa më parë në NATO dhe më vonë edhe në BE. Mbajtja e statusit në paqartësisë për shembull lidhur me integrimet euro-atlantike mundet të paraqes bazë për destabilizim dhe ashpërsim të marrëdhënieve ndëretnike, sepse disa bashkësi të caktuara atë ashtu edhe e ndjejnë dhe e reflektojnë", u shpreh Vllado Popovski, profesor universitar.

Ndërkohë LIdija Dimova nga qendra maqedonase për edukim europian thotë se nëse vazhdohet më këto politika të qeverisë Maqedonia mund të vijë në situatë mos të ketë për pengesë nga tetori çështjen e emrit, por mos-përmbushjen e kritereve politike që ndërlidhen me marrëveshjen e 1 marsit mes pushtetit dhe opozitës.

"Të mos e plotësoni kriteriumin politik do të thotë t'ju kthejnë në 92, njëherë të mos e plotësoni ju kthejnë mbrapa. Ne njëherë nuk plotësuam kriteriumin politik, kur kishim viktimë gjatë kohës së zgjedhjeve dhe atëherë nuk e plotësuam dhe tani në rast se na kthejnë pas, nuk do ët na kthejnë në 2008 por do të na kthejnë shumë më herët dhe atëherë emri nuk është problem, sepse Maqedonia më nuk është në nivel për të negociuar. Unë shpresoj se kjo nuk do ët ndodhë, por seriozisht duhet ët trajtohet çështja e emrit dhe jo kështu. Mendoj definitivishtë, jo përmes përplasjeve dhe kolumnave nëpër gazeta, sepse një qeveri serioze duhet me seriozitet ti qaset atij problemi", tha Lidija Dimova, qendra maqedonase për edukim evropian.

Këto komente pasuan disa ditë pas kolumnës së liderit të BDI-së me titull koha për në NATO. Bedri Rexhallari