Familja Zylfiu me shtëpi të re

2015-08-21 6

Kjo dhomë e vetme dhe e ngushtë e familjes Zylfiu nga fshati Kopanicë i Komunës së Sarajit do të mbetet i vetmi kujtim, ku bashkë me babanë e tyre të ndjerë, u rritën tre fëmijët tashmë jetimë, Egzoni, Liridoni dhe Shpresa. Pas vdekjes së kryefamiljarit Mensur Zylfiu, ata kaluan ditë të vështira varfërie deri në momentin që Alsat-M zbuloi dhe e publikoi këtë rast, për t'u ndihmuar nga njerëz humanë. Ndihma më madhe për këtë familje ishte ndërtimi i një shtëpie të re, gurthemeli i së cilës u hodh dje në lagjen Vizbeg. Kryefamiljarja Dashurie Zulfiu falënderoi të gjithë ata që ndihmuan për ndërtimin e shtëpisë.

"Valla mir, jam gëzu, i falënderoj të gjithë, Mëshirën në Tetovë, personin nga Gostivari që është parqit me më ndihmu, faleminderit, nuk di, e gëzueshme jam shumë. Fëmijët kur morën vesh që e kanë nis themelin u gëzuan shumë dhe thoshin, oj nënë kur do të shkojmë me pa shtëpinë, ju thashë kemi me shku, me padurim kanë ardh. U gëzuan shumë, faleminderit, Zoti i shpërbleftë më të mira, ishalla ju ndihmojnë krejtve që nuk kanë..U bë realitet valla, faleminderit shumë, i falënderoj shumë të gjithë ku janë e nuk janë edhe të gjithë njerëzit që më kanë ndihmu si për material shtëpie, si për ushqim, më kanë ndihmu krejt, fëmijët krejt janë të gëzuar, faleminderit shumë, Zoti i shpërbleftë me të mira, nuk mundem me ua pagu asnjiher këtë të mir, Zoti i ndihmoftë krejt, faleminderit shumë edhe prej juve", tha Dashurie Zylfiu, kryefamiljare.

Ndërkohë nga shoqata humanitare "Mëshira", bëjnë apel që emri i kësaj familjeje të mos keqpërdoret për grumbullimin e mjeteve për shkak se janë grumbulluar të gjithë mjetet e nevojshme për përfundimin e shtëpisë.

"Pasi që e falënderojmë Alsat-in që sëpari e prezentoi këtë familje edhe i preku të gjithë shqiptarët të cilët kanë ndjenja për këto familje. Ne e kishim një donatorë i cili na premtoi më herët për një familje që do të ndihmojë me 80 % të materialit për të ndërtu këtë shtëpi, bisedum me donatorin dhe ai automatikisht e pranoi ofertën tonë dhe ai është donator Isaku nga fshati Çegran nga Komuna e Gostivarit ku 90 % prej themelit e deri në çelësa ai do e kryn punën. Është një donator tjetër, dy shokë të tjerë që bllokat i kanë dhuru si donacion dhe i kemi dy bashkatdhetarë tonë të cilët veprojnë dhe punojnë në Gjermani, ata kanë mbledh mjete për dy shtëpi, për këtë familje dhe për një tjetër që ti paguajnë mjeshtërit, ata janë Bujar Sejdini nga fshati Debresh i Gostivarit dhe Bajram Rekipi nga Tetova", tha Haki Lushtaku, SH.H "Mëshira".

Shtëpia e re për familjen e Zylfiu do të jetë me një sipërfaqe prej 85 metrash katrorë, ndërsa pritet të përfundojë brenda 60 ditëve.



"Po për 15 ditë do të jetë gati karabina, krejt shtëpia, shpresojmë edhe disa shtëpi tjera me shoqatën humanitare Mëshira që do ti kryejmë shpejt edhe ato. Do të ketë dy dhoma për fjetje, një sallon ndjenje, kuzhinë dhe banjë, është mjaft e përshtatshme për një familje që ka nevojë si kjo. Ndjenjë më të mirë nuk ka me ndihmu dhe duh...

Free Traffic Exchange