Ligji i armëve, Senati kundërshton Obamën

2015-08-21 0

Dështim i madh i presidentit amerikan Barak Obama në Senat. Propozimi i tij për ndryshime në Ligjin e Armëve në SHBA, nuk e mori shumicën e votave. Kundër këtij ligji votuan madje edhe disa nga demokratët e tij. Sipas analizave të para, hedhja poshtë e amendamenteve, është fitore e madhe e lobuesve të industrisë të armëve, të cilët pohojnë se ndryshimet e propozuara cenojnë drejtpërdrejtë amendamentin e dytë të Kushtetutës që garanton mos ndërhyrje për posedim armëve. "Ky është vetëm raundi i parë,- porositi Obama, i cili paralajmëroi se nuk do të tërhiqet nga lufta për ta bërë ligjin sa më rigoroz".

"Kjo është ditë turpi për Uashingtonin, por dua të porosisë se përpjekjet tona për kontrollin e armëve nuk përfundojnë këtu. Madje, pa ndihmën e Kongresit, administrata ime do të vazhdojë të bëjë çmos të mbroj bashkëqytetarët tanë", deklaroi Barak Obama, president i ShBA-ve.

Pas sulmit të armatosur në Konektikat, në dhjetorin e kaluar, kur një djalosh vrau 26 nxënës dhe stafin e shkollës, presidenti amerikan Barak Obama kërkoi ndryshme të Ligjit për armë-mbajtje, me të cilin do të kufizohej posedimi i pushkëve dhe revoleve nëpër shtëpi. Ndryshimet, ndër të tjera, parashikojnë kontrolle më rigoroze ndaj atyre që do të blejnë armë, nëse kanë qenë të dënuar më parë, apo vuajnë nga ndonjë sëmundje psikike. Gjithashtu, duhet një mbikëqyrje shumë e madhe ndaj tregtisë së armeve nëpërmjet internetit. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange