Gjirokastër,shkrimtari italian në dy shkolla,tregon histori me ilustrime

2015-08-21 3

Shkrimtari italian i librave me ilustrime për fëmijë Alessandro Baronciani për herë të parë ka qenë protagonist në klasat ku studiohet gjuha italiane në dy shkolla 9-vjecare në Gjirokastër.
Ai u ka treguar nxënësve se si lindin dhe zhvillohen histori me ilustrime në librat për fëmijë, si një traditë e re për vendin tonë.
Lektorja e gjuhës italiane në Konsullatën e Përgjithshme Angela Alerbach, ka vlerësuar këtë aktivitet, që sipas saj ka gjetur përkrahjen nga vetë nxënësit.