Kuvendi administron dorëheqjen e Bibës dhe Shtyllës

2015-08-21 0

Kryetarja e Kuvendit administron dorëheqjet e Bibës dhe Shtyllës. Sipas ligjit zëvendësimi me anëtarët e rinj bëhet brenda 48 orësh. Topalli i kërkon kreut të grupit të PS, Ruçi të bëjë propozimet e reja
"Kryetarja e Kuvendit, pasi administroi dorëheqjet e z. Biba dhe znj. Shtylla, bazuar në pikën 3 të nenit 19 të Kodit zgjedhor, e cila thotë: "Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës", i kërkoi Kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, me shkresë nr.790, dt. 17.04.2013, që të sjellë, brenda afateve, propozimet e PS-së për zëvendësimin e dy anëtarëve të PS-së në KQZ. Kjo, e bazuar në pikën 2 të nenit 19 të Kodit zgjedhor, ku thuhet: "...Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin..."- thuhet në njoftimin për shtyp.

Free Traffic Exchange