Qeveria Berisha i jep 200 mijë $ kompanisë lobuese "Podesta Group"

2015-08-21 0

Arka e shtetit është hapur dje për një shumë prej 200 mijë dollarësh amerikanë, që janë paguar përtej detit për kompaninë lobuese të Berishës, Podesta Group. Pikërisht tani, kur imazhi i qeverisë shqiptare ka rënë në minimumet historike në sytë e Uashingtonit dhe Brukselit, vihet re se, sa më shumë shtohen problemet për një qeverisje tashmë tetëvjeçare nga koalicioni i djathtë dhe vetë Berisha në krye të tij, aq më shumë ai po shton financimin për lobim jashtë vendit dhe për këtë nuk ka kursyer të verë dorë vazhdimisht në paratë e taksapaguesve shqiptarë, që në fakt nuk janë të qeverisë, por të shtetit.