Shqiptarët nuk preferojnë sektorin privat!

2015-08-21 3

Investitorët e huaj janë në kërkim të punëtorëve shqiptarë. Përfaqësues të kompanive 'Xhonson Kontroll' dhe "Xhonson Meti" kërkuan nga ministri i ekonomisë Valon Saraçini që të stimulojë të rinjtë shqiptarë të aplikojnë për punë në këto dy kompani të mëdha. Sipas përfaqësuesve të këtyre kompanive në konkursin e fundit për punësim janë paraqitur shumë pak shqiptarë. Prej 150 konkuruesve, 10 deri 15 për qind kanë qenë shqiptarë.

"Qëllimi i vizitës është që të njihem me problemet që i kanë kompanitë dhe në këtë mënyrë mund të ndihmoj në zgjidhjen e të gjitha problemeve institucionale që janë prodecurale dhe mund të zgjidhen. Kjo është një praktikë e mirë e Qeverisë së RM-së sepse pjesa më e madhe e ministrave i vizitojnë kompanitë që të munden të bisedojnë në mënyrë direkte me menaxhmentin dhe në këtë mënyrë më lehtë dhe më shpejt të zgjidhen problemet e tyre", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Ministri Saraçini u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me arsim të mesëm ose të lartë që të aplikojnë për trajnime dhe rikualifikim ose para-kualifikim në Ministrinë e Ekonomisë, pasi janë ndarë mjete për trajnim. Pas kryerjes së trajnimit të rinjtë do të kenë më lehtë të sigurojnë vendin e punës në njërën nga kompanitë e huaja që punojnë në Zonat e Lira Ekonomike. Saraçini me menaxhmentin e dy kompanive bisedoi edhe për probleme të tjera me të cilat përballen ndërmarrjet duke iu premtuar ndihmë për eliminimit më të shpejt të pengesave. Përfaqësuesit e këtyre dy kompanive thanë se për këtë vit presin rritjen e eksportit për 50 për qind, që praktikisht do të thotë se deri në vitin 2014, vetëm kompanitë që operojnë në Zonën Teknike Industriale zhvillimore Shkupi 1 do të kontribuojë për rritjen e produktit të brendshëm bruto në vend. Verica Pavloska

Free Traffic Exchange