Zhernovski: Edhe katër ditë deri në ri-fitore

2015-08-21 0

Kandidati i opozitës për kryetar të Komunës Qendër Andrej Zhernovski, akuzoi partinë më të madhe në pushtet VMRO DPMNE-në, e cila sipas tij, me mbajtjen e rrethit të tretë zgjedhor, dëshiron të fitojë në kohë për ta deformuar edhe më tepër Komunën e Qendrës. Zhernovski përsëriti edhe një herë se pushteti nuk mundet me forcë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve.

"Edhe katër ditë na mbetën deri në momentin kur qytetarët do ti thonë STOP deformimit, dhe shëmtimit të qytetit tonë. Të dielën me pjesëmarrje masive definitivisht do ti vihet fundi këtij deformimit të Komunës Qendër, definitivisht do ti vihet fundi kësaj çmendurie. Nga e hëna nuk do të lejojmë këshilloj punësh por do të ndërtojmë, Komunë moderne dhe bashkëkohore dhe jo këtë që shohim sot në Komunën Qendër", tha Andre Zhernovski, kandidat i opozitës për Qendrën.

Deputetja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska vlerëson se pushteti e ka të vështirë ta pranojë disfatën që pësoi në Qendër dhe në këtë mënyrë po tenton t'i lodhë qytetarët nga rivotimi. Sheqerinska tha se banorët e Qendrës, të dielën do të dëshmojnë se janë të gatshëm të dalin fitimtarë nga kjo maratonë zgjedhore.

"I thërras të gjithë bashkëqytetarët tanë, banorët e qendrës të dalin të dielën në zgjedhje në numër më të madh se sa në raundin parë dhe të dytë dhe ti tregojnë pushtetit se këtë maratonë do ta fitojnë. Ti dënojmë edhe për këtë çmenduri edhe për të gjitha politikat e gabuara me çka e helmuan kryeqendrën dhe me çka tentojnë ta shkatërrojnë Komunën Qendër", u shpreh Radmilla Sheqerinska, LSDM.

Të dielën në Qendër do të rivotohet për herë të tretë në 29 vendvotime. Rivotim gjithashtu do të ketë edhe në Strugë në 9 vendvotime , ndërsa në Komunën e Dollnenit do të zhvillohet rrethi i dytë zgjedhor. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange