Basha: Vendimi politik, Rama do të kthejë bashkinë në arenë konflikti

2015-08-21 0

Kryetari i bashkisë së Tiranës e quajti vendim politik vendimin e djeshëm të këshilltarëve PS, LSI për tu bashkuar dhe për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti, të PD-së. Basha akuzon Ramën se kërkon që të kthejë bashkinë në një arenë të konfliktit politik.

"Qëndrimi i djeshëm nuk ka të bëjë me bashkinë e Tiranës. Qëndrimet vijnë pas vendimit të parlamentit. Janë vendime politike. Nga kjo pikëpamje më vjen keq që konstatoj se e vetmja strategji e ish kryetarit të bashkisë është konflikti politik dhe instrumenalizimi i bashkisë si një arenë konflikti politik. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me bashkinë por me 23 qershorin dhe qytetarët e Tiranës do të vendosin nëse do t'i kthehen pluhurit dhe baltosje apo të ecin përpara. " - tha Basha gjatë inspektimit të punimeve në shkollën Ahmet Gashi


Sipas burimeve zyrtare Aldrin Dalipi pritet të jetë kandidati kryesor për të qenë pasues i Kosovrastit në krye të këshillit Bashkiak të Tiranës. Mësohet se kanë rënë dakord dhe përfaqësuesit e LSI dhe brenda dhjetë ditëve sipas afatit pritet të marrë këtë post. Në kërkesë e bërë nga këshilltarët e PS dhe LSI shkruhet se objektivi i saj është shkarkimi i Kryetarit të Këshillit Bahkiak, Tiranë, Niazi Kosovrasti.

Free Traffic Exchange