Tiranë, një biznesmen plagoset rëndë në një lokal pranë Gardës

2015-08-21 2

Dy të plagosur me armë zjarri, njeri prej të cilëve rëndë, është shënuar mbrëmjen e sotme tek një lokal pranë Gardës së Republikës. I plagosuri rëndë quhet Lulëzim Koka, pronar i një firme betoni dhe është me origjinë nga Berati. Personi i dytë, i plagosur lehtë, quhet Rifat Rustemi, një efektiv i gardës, që ka qënë duke kaluar rastësisht. Personi që ka qëlluar është rreth 25-vjeç.