Koalicioni i ri PS-LSI ka përgatitur sot kundërsulmin e tij politik ndaj ndryshimit të përbërjes së KQZ-së, duke kërkuar shkarkimin e kryetarëve të këshillave bashkiakë në të gjithë vendin, duke filluar që nga Tirana, me Njazi Kosovrastin e më pas, të kryetarëve të çdo njësie vendore meqënëse tani e tutje, ata përbëjnë shumicën.
Bashkimin e votave të këshilltarëve vendorë të LSI-së me PS-në dhe zhvillimin e këtij misioni të ri, tashmë si opozitarë, e deklaroi zyrtarisht nga selia e LSI-së, Ylli Manjani. Ai tha se, pas asaj që ndodhi në Kuvend me KQZ-në, "pushteti vendor do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës dhe veçanërisht, do t'i përkushtohet detyrës së përgatitjes së zgjedhjeve. Për këtë arsye, LSI-ja deklaron bashkimin e votave me PS-në dhe heq çdo mbështetje politike për qeverinë".
Sot, pas një takimi me dyer të mbyllura në hotel "Tirana", këshilltarët bashkiakë të PS-së dhe të LSI-së, deklaruan lëvizjen e tyre të beftë. "Takimi sotëm", - tha deputeti Saimir Tahiri, - ka vetëm një synim, pas asaj që bëri Saliu dje me uzurpimin e paligjshëm të KQZ-së, ne kemi detyrë të rikthejmë legjitimitetin demokratik të çdo trupe kolegjiale duke filluar nga bashkia e Tiranës dhe çdo njësie vendore, me qëllim që pushteti vendor të mos kthehet në bunker po në kordon sanitar për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mbledhja e sotme do kërkojë shkarkimin urgjent të kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranësi. Sali Berisha nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet edhe sikur t'i numërojë ato në shtëpinë e tij me Shkelzenin, Argitën, Nul Nokën e të tjerë"- theksoi ai.
Aldrin Dalipi, kryetari i grupit socialist në këshillin bashkiak të Tiranës, u shpreh: "Ju I keni ndjekur tashmë zhvillimet politike. Dje në parlament u bë një goditje e rëndë ndaj institucionit që garanton zgjedhje të lira. Në këtë moment, koalicioni ynë, që sot kalon edhe në bashkëpunim në këshillin bashkiak të Tiranës, si forcë dominuese do të sigurojë qytetarët se vota e tyre në këtë këshill do të jetë e garantuar në emër të një shumice. Kjo që po ndodh sot është nisja e një procesi në të gjithë Shqipërinë, në emër të një koalicioni të ri të rikonfiguruar tashmë.
Tani, këshilltarët sapo firmosën kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit dhe nisur hapat e mëtejshëm për të marrë drejtimin e këtij këshilli. Motivet janë të dukshme, ju i keni ndjekur mbledhjet e këshillit bashkiak dh shkeljet e hapura të ligjit nga kryetari. Kuptohet që kur ndryshon shumica, edhe drejtimi ndryshon. Më pas ju do të njiheni edhe me emrat që do të propozojmë", - përfundoi Dalipi.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, nga ana e tij tha: "Ky është një hap që pason seancën e mbrëmshme, e cila cenoi institucionet e lira. Në këto kushte ne mendojmë se pushteti lokal ka fuqinë për të mbrojtur votën e lirë nëpërmjet të gjitha veprimeve politike. Në fillim krijojmë një mazhorancë të natyrshme, që pasohet nga hapa të tjera dhe japim shembullin e qartë se jemi në respe...