Një helikopter i marinës amerikane është rrëzuar në rajonin Cheolwon jo larg kufirit me Korenë e Veriut. Lajmin e bën të ditur agjencia koreano jugore "Yonhap", sipas të cilës nuk ka informacione për viktimat dhe shkaqet të cilat deri tani janë ende të paqarta.