Fushë-Arrëz, protesta në fabrikën e bakrit, përleshje me policinë

2015-08-21 16

FUSHE-ARREZ - Dhjetra banorë të lagjës Palaj të bashkisë Fushë-Arrëz, kanë protestuar përpara fabrikës të pasurimit të bakrit, me kërkesën e tyre për punësim, krahas të tjera kërkesave, siç janë sigurimi i ujit të pijshëm për këtë lagje që mungon nga momenti i rifillimit të punës në këtë fabrikë, por dhe sigurimin e masave shendetësore për këtë komunitet nga ndotjet kimike, pluhurat dhe lëndet kimike që lëshohen nga fabrika gjatë procesit të perpunimit.

Protesta e nisur si paqësore ka degjeneruar në përpleshje fizike mes banoreve dhe forcave të sigurisë private dhe më pas me policinë e shtetit. Nga përballja me protestuesit, ka mbetur i plagosur lehtë Shefi i Rendit të Pukës, Komisar Pëllumb Uka, i cili ka marrë disa demtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe deri dje, ndodhej në Spitalin e Pukës. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange