Këndi i lojërave, me vlerë rreth 160 mijë euro, i financuar nga Qyteti i Shkupit, filloi të montohet sot në sheshin Maqedonia, përballë Urës së Gurit. Ai përmban kuaj poni, karroca dhe shporta rrotulluese. Këndi i ri i lojërave, i prodhuar në Itali, ka ndezur edhe debate të ndryshme nga qytetarët dhe turistët.
"Qesharake ..."
"Pse jo, nëse ka fëmijë që luajnë atje..."
"Duket e shumëllojshme, dhe mendoj se do jetë argëtuese për fëmijët, por, më duket pak e ngarkuar pamja rreth lumit. Është mirë që të ketë hapësirë të hapur ... "
"Nuk është keq, asgjë nuk mungon. Mirë është"
Reagim pati edhe nga OJQ "Plloshtad Slloboda". Nga Andrej Zhernovski, i cili pretendon fitoren në komunën Qendër në raundin e dytë, kërkuan që projekti të ndalet dhe këndi i lojërave të hiqet. Bojana Simonoviq