Kam pasur presione edhe më të mëdha. Kështu ka deklaruar shkurt kryeministri Gruevski i pyetur nga gazetarët mbi vështrimin e fundit të partnerit tij të koalicionit Ali Ahmeti, të shtunën në shtypin ditor, ku bënte thirrje për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO.
"Nuk e kam zakon t'i komentoj kolumnat. E dini, çdokush ka të drejtë të jep mendimin e tij dhe të paraqes qëndrimin vet. Ka të drejt edhe zoti Ali Ahmeti, Branko Cërvenkovski, Lubço Georgievski, Tito Petkovski. Përfundimisht kanë të drejtë ta thonë atë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Por kuptohet edhe unë kam të drejtë të kem mendimin dhe qëndrimin tim për çështje ët caktuara. Por kam edhe obligim para qytetarëve ët RM-së që edhe ajo që është qëndrim dhe mendim i imë të mos e zbatoj pa mos i pyetur ato përmes referendumit të organizuar", ashtu që as që kam për qëllim të pengoj dikë të mos shkruaj kollumja dhe të paraqes qëndrimet tija. Nuk mund të them se e shoh si presion, sepse jam mësuar me presione edhe më të mëdha", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Ahmeti përmes një kolumnë në shtypin ditor në vend atë maqedonas dhe shqiptarë i përkujtoi kryeministrit Gruevski se ka ardhur koha të zgjidhet çështja e emrit dhe Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s.
"Ne kemi pasur durimin, mirëkuptimin për ndjenjat e shumicës, për senzitivitet dhe përgjegjshmërinë edhe të partnerëve tanë politik bashkëqeverisjes, por edhe të mirëkuptimit rajonal e ndërkombëtar. Kemi pritur me një përgjegjësi dhe mirëkuptim. Por, ka ardhur momenti kur nuk duhet të mungoj guximi dhe vendimi që të bëhen të gjitha që janë në përgjegjësinë tonë për të hequr çdo pengesë që të jemi aty ku duhet të jemi: pjesë e Aleancës Veri-Atlantike. Për ne, ky vendim nuk mund të ketë alternative", shkruan kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Ndërkohë, e përditshmja në gjuhën maqedonase 'Dnevnik', shkruante sot artikullin me titullin: Gjithmonë është koha për NATO, asnjëherë nuk është koha për emrin.
'Gjithmonë është koha për NATO, por asnjëherë nuk është koha për emrin e shtetit. Aq sa na mban kujtesa, ndërmjetësuesi Metju Nimic nuk ka mandat për të diskutuar për çështje të tilla, por mund ti lehtësoj bisedimet 'për dallimet rreth emrit', dhe këtu nuk ka pse të porositet se është koha apo jo për vendime të guximshme', shkruan 'Dnevnik'.
Ndërkohë nesër në Shkup do të qëndrojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton, e cila përveç takimeve zyrtare do të takohet edhe me liderin e BDI-së Ahmeti. Siç mëson ALSAT, Eshton paraprakisht do të takojë edhe ambasadorin e SHBA-së në Shkup Pol Uolers. Bedri Rexhallari