Totozani në Shkodër: Situata më keq se në 2010, shteti inekzistent

2015-08-21 0

Avokati i popullit Igli Totozani ka inspektuar nga afër situatën e përmbytjeve në një nga komunat më problematike në zonën e NënShkodrës, në atë të Anës së Malit. Duke parë nga afër situatën e krijuar në fshatin Obot të izoluar prej një muaji, Totozani tha se situtata paraqitet më problematike sesa në përmbytjet e vitit 2010. Sipas tij dëmet në bujqësi janë më të mëdha këtë vit ndërsa ka evidentuar faktin se deri më tani strukturat e shtetit kanë qënë inekzistente.

(v.gj/shqiptarja.com)