Mbytja e 2 grave në lumin Devoll,pas protestave gjykata liron zetoristin

2015-08-21 1

DEVOLL - Banorët e fshatit Dobranj dhe Braçanj në zonën e Devollit protestuan sot përpara Gjykatës së Korçës duke kërkuar lirimin e shoferit të zetorit, nga përmbysja e të cilit gjetën vdekjen dy gra. Gjykata e liroi pak minuta më parë me masën "arrest shtëpie" për zetoristin, gjë që u prit me duartrokitje nga bashkëfshatarët.

Ata kanë dalë në mëngjes para Gjykatës së Korçës ku u zhvillua seanca e nisur në orën 9 e 30 për masën e sigurisë ndaj Gëzim Zyfit, shoferit të zetorit i cili duke kaluar mes për mes lumin e Devollit, (për të transportuar 20 fshatarët nga njëra anë e lumit në tjetrën) u përmbys dhe gjetën vdekjen 2 gra.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Korrespondentja e Korçës Dafina Ismaili informon se banorët kërkuan lirimin e babait të dy fëmijëve duke ngarkuar me faj Komunën, që nuk kanë vendosur një urë. (ad.ti/shqiptarja.com)