Ekskluzive/ Ilir Meta rrëfehet nga "Ngjalat" te "Kokëpalarët"

2015-08-21 1

TIRANE - Ai flet për herë të parë për mënyrën sesi u lidh me Edi Ramën. Ilir Meta, mund të ketë sipas socialistëve, njëmijë mëkate mbi kurriz, por në logjikën e çështjeve që shtrohen sot përpara shqiptarëve, duket sikur ka në dorë çelësin e fitores së socialistëve dhe të majtës në përgjithësi në zgjedhjet e 23 qershorit.

Për herë të parë, në intervistën për Shqiptarja.com, tv A1 REPORT! rrëfen mbi mënyrën sesi u takua me Edi Ramën; çfarë ndodhi në bisedat e para. Ai i shmanget konkretisht pyetjes se kush ishte "kumbari" i marrëveshjes së tyre pavarësisht kontradiktave të mëdha.

Por thellë thellë, mes rreshtave, kuptohet fare kollaj se kanë qenë ndërkombëtarët, socialistët evropianë, ata që kanë bërë të mundur uljen e tyre në tavolinë. Siç ka raportuar kohë më parë Shqiptarja.com, këto biseda janë nisur fillimisht në Bruksel, me ndërmjetësimin e Martin Shultz, në një hotel që ata qëndruan bashkë kur ishte kongresi i Partive Socialiste Evropiane.

Në këtë intervistë për shqiptarja.com, dhe A1Report për herë të parë, Ilir Meta rrëfen ekskluzivisht shkaqet, aktorët dhe faktorët që e shtynë drejt këtij koalicioni. Duke shmangur këdo që i del për t'u prerë udhën. Sepse kanë vendosur, që në 23 qershor, të japin një model "ndryshe". (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange