Osmani: BDI fituese në rrafshin politik dhe etnik

2015-08-21 0

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka dalë me vlerësimin për zgjedhjet lokale të cilat sipas zëdhënësit, Bujar Osmani janë fituar nga BDI-ja si në planin etnik po ashtu edhe në atë politik. Osmani gjithashtu tha se në këto zgjedhje ka fituar demokracia si një ndër fitoret më të rëndësishme të këtij procesi zgjedhor.

"Edhe në raundin e parë fitoi vullnetin e pastër etnik të shqiptarëve me diku 140 mijë vota ose 50 mijë vota më tepër se oponenti i parë politik dhe 115 mijë vota më tepër se oponenti i dytë politik por gjithashtu fitoi edhe vullnetin e qytetarëve të RM në raundin dytë. Dua të vlerësoj se përfundimisht Tetova dhe Gostivari dolën nga vet izolimi, dolën nga defaktorizimi dhe nga përçarja e votës shqiptare. Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi e rikthyen Gostivarin dhe Tetovën në platformën kombëtare bashkë ndërtojmë për shkak se kur jemi bashkë jetimë të fortë dhe kur jemi më të fortë edhe materializojmë më tepër. Kurse sa i takon komunës së Çairit edhe kundër tentimeve për të njollosur fitoren me 10 mijë vota epërsi në raundin e parë mendoj se raundi i dytë ishte përgjigjja më e mirë se kush është Izet Mexhiti dhe kush është BDI-në Çair me diku 15700 vota karshi 6 mijë vota të oponentit tonë politik", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nga BDI gjithashtu bëjnë të ditur se do të parashtrojnë ankesa për disa vendvotime në Komunën e Studeniçanit, pasi që sipas tij fitore është arritur edhe në këtë komunë, mirëpo parregullsitë në disa fshatra kanë bërë të dal fitues kandidati i PDSH-së. Ndërkohë lidhur me akuzat e PDSH-së për blerjen e votave nga ana e BDI-së, Osmani tha se është hipokrizi dhe aspak e sinqertë që t PDSH-ja fillimisht të kërkon votën e të tjerëve dhe në fund të mos pranojë dhe falënderojë për mbështetjen që i është dhënë. Melihate Rustemi