LEZHE - Dy shtëpi më shumë se 200-vjeçare, ajo e Zekajve dhe e Mlikajve në lagjen Shehër të Lezhës, monumente kulture të kategorisë së parë, po shemben. Çatitë e dëmtuara janë pjesa kryesore, që me depërtimin e lagështirës ka shkatërruar muret e brendshme, të veshura me dru të gdhendur.
Po ashtu, dyert dhe dritaret e gdhendura me një art të rrallë, janë kalbur. Turistët e huaj kanë shfaqur interes në vazhdimësi për të vizituar ndërtesën e rrallë edhe pse të degraduar dhe të mbuluar me ferra. Sipas kryetarit të bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, rikthimi i shtëpive në muze do ta bënte atë destinacion për turistët vendas dhe të huaj dhe do të ndikonte në rritjen e të ardhurave të drejtorisë rajonale, por sipas tij, bashkia Lezhë nuk ka fonde për diçka të tillë.
Në vitin 1794 kur këta shtëpi u shpallen monumente kulture, iu dorëzua shtetit nga familjarët dhe për këtë ata u kompensuan. Po në këtë vit shtëpia e Zekajve dhe Mlikajve iu nënshtrua restaurimit të parë, ndërsa në vitin 1981 restaurimit të dytë. Që atëherë ndërtesat me vlera të rralla arkitekturore dhe me histori të pasur, jo vetëm nuk është restauruar, por as nuk është ruajtur. (ad.ti/shqiptarja.com)