Kili, zhvarroset trupi i Pablo Nerudës për të zbardhur enigmën e vdekjes

2015-08-21 1

ISLA NEGRA - Operacioni i zhvarrosjes së trupit të poetit kilian, Pablo Neruda, i cili vdiq në muajin shtator 1973 disa ditë pas grushtit të shtetit nga Augusto Pinoçeti, filloi sot në Isla Negra (bregu qendror i Kilit), në përpjekje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, dyshuar për kancer.

Për të shmangur pamjet, ekspertët e shërbimit mjekoligjor si dhe anëtarët e policisë, mbërritur në vend rreth orës 20:00 GMT, vendosën një tendë rreth vendit ku ishte varrosur Neruda përkrah bashkëshortes së tretë dhe të fundit, Matilde Urrutia, në kopshtin e shtëpisë, që kishte në Isla Negra, përballë Paqësorit. (ad.ti/shqiptarja.com)