TIRANË -- Ish-demokratë aktivë të bashkisë së Kamzës i janë bashkuar Partisë Socialiste dhe programit të saj "Rilindje". Kryetari i PS, Edi Rama, në një takim të organizuar dje pasdite në Kamzë, u është drejtuar pjesëmarrësve me fjalët: "Me atë votë që symbyllur, të gjithë ata që e kanë parë si njeriun e tyre Saliun dhe që e kanë parë si partinë e tyre PD-në, sot nuk duhet të kishte një shtëpi të palegalizuar, ndërkohë që 95% të shtëpive janë sot e gjithë ditën të palegalizuara. Edhe ato që janë legalizuar ju e dini mirë si janë legalizuar, duke paguar mbi dorë e nën dorë dhe duke mbetur pastaj te dyert e hipotekave që thonë, mirë letrat e legalizimit i ke marrë, po ke dhe ca probleme të tjera". (ad.ti/shqiptarja.com)