Struga feston fitoren e Selës

2015-08-21 4

Me moton 'Struga shqiptare', mijëra struganë festuan mbrëmë fitoren e kandidatit të PDSH-së Ziadin Sela për kryetar të Komunës së Strugës. Atmosfera festive kishte filluar rrugëve të Strugës, për tu tubuar më pas në sheshin e qytetit, për të vazhduar festimet në shoqërim të këngëve dhe valleve deri pas mesnate.

Kryetari i ri i Komunës së Strugës Zia,din Sela falënderoi të gjithë qytetarët shqiptarë për mbështetjen e tyre. Sela falënderoi gjithashtu edhe ish kandidatin e BDI-së Arben Llabënishtin për mbështetjen në rrethin e dytë zgjedhor.

"Përshëndetje për të gjithë,ju faleminderoj nga zemra këtyre 21 mijë shqiptarëve të fortë,të cilët sot nuk u trembën as me polici,as nga njësit speciale,nga askush. Por fitorja është shumë e ëmbël,sepse keni qënë ju dhe ne bashk kundër një shteti të tërë dhe ne fituam. Sot ju keni fituar Niklla Gruevskin,keni fituar Branko Cërvenkovskin,prandaj unë ju uroj për këtë fitore,ju lumtë dora.Faleminderoj nga zemra kolegun tim Arben Labënishtin, faleminderoj thellësisht,i cili ashtu sic e ka edhe tradita familjare i gjend pranë dhe bashkë këtë rrugë ë quam deri në fund dhe Struga sot është bër shqiptare,jo vetëm për sot, por për jetë e mot", tha Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Fesitmet e fitores të kandidatit të PDSH-së vazhduan edhe në fshatin Llabunisht dhe në shumë vendbanime të tjera. Gjatë festimeve, mbrëmë është shënuar edhe një incident në fshatin Vranisht. Alsat M, mëson se gjatë udhëtimit për në Strugë, banorët e fshatit Llabunishtë, Oktis dhe Veleshtë, kanë hasur në një barrikadë që është ngritur nga banorët maqedonas të fshatit Vranishtë, të cilët ti irrituar nga fitorja e Ziadin Selës, me mjete të forta hekuri kanë sulmuar katër persona. Të lënduarit janë shtruar për kurim në Spitalin e Strugës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Incidentin ën fjalë e konfirmuan edhe në polici, nga ku thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orë 23, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona,njëri nga Llabunishta dhe tjetri nga Vranishta. Durim Etemi

Free Traffic Exchange