Në rrethin e dytë zgjedhor, BDI ka shënuar fitore në 7 komuna, PDSH në 2 komuna ndërsa RDK --ja e humbi edhe atë Komunë që e kishte, atë të Gostivarit. Sipas rezultateve të KSHZ-së BDI ka shënuar fitore në Tetovë, Gostivar, Çair, Haraçin, Tearcë, Vrapçishtë dhe Bërvenicë ndërsa PDSH-ja ka fituar në Komunat e Strugës dhe Studeniçanit.
Në Tetovë kandidatja e BDI-së Teuta Arifi ka fituar 24.536 vota ndërsa kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti ka marrë 18.521 vota.
Në Gostivar kandidati i BDI Nevzat Bejta ka marrë 19. 348 vota ndërsa kryetari i RDK-së Rufi Osmani ka marrë 18.210 vota. Në Çair kandidati i BDI Izet Mexhiti shënoi fitore bindëse kundrejt kandidatit të PDSH-së Muhamed Thaçi. Mexhiti fitoi 15.679 vota ndërsa Thaçi 6666 vota.
Në Haraçinë Brahim Ajvazi nga BDI ka fituar 280 vota më shumë nga kundër kandidati i tij Basri Bajrami. Ajvazi morri 2933 vota ndërsa kandidati i pavarur Bajrami morri 2653 vota.
Në Tearcë BDI ka fituar 5802 vota ndërsa PDSH 4444 vota, në Vrapçishtë BDI ka marr 5579 vota ndërsa PDSH 5120 VOTA.
Edhe në Bërvenic kandidati i BDI Enver Pajaziti ka fituar 4479 kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE i cili ka fituar 4049 vota.
Garë etnike është zhvilluar edhe në Strugë ku kandidati i PDSH Zijadin Sela fitoi bindshëm kandidatin e VMRO-DPMNE Vlladimir Kocoski. Kandidati i PDSH-së Ziadin Sela fitoi 20.770 vota ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Koçovski morri 15.276 vota. Edhe në Studeniçan Azem Sadiku nga PDSH ka fituar Fati Isenin ndërsa dallimi në vota është vetëm 26 në favor të PDSH.
Pas dy javësh pritet rrethi i dytë i zgjedhjeve në komunën e Dollnenit. Atje gara do të zhvillohet mes partive në pushtet BDI e VMRO-DPMNE. Gjyltene Rexhallari