Rritja e prurjeve në Fierzë si dhe kuotes duke arritur thuajse në pikën kritike ka dëtyruar rritjen e shkarkimeve nga hidrocentralet mbi Drin. Gjatë gjithe natës nga Vau i Dejës është shkarkuar mbi 1200 m3/s teksa gjate orëve të paradites shkarkimet kane arritur ne 1800 m3/s pa llogaritur dhe prurjet nga lumenjtë Buna e Drin qe shkojnë në mbi 1000 m3/s. Kjo ka ndikuar qe niveli i ujit të rritet ne zonen e NenShkodres ku jane te bllokuara rruget e Dajcit, rruga e Velipojes prane Ures se Gjo Lulit dhe vazhdon te jete i bllokuar Oboti dhe Gorica në komunën Ana e Malit. Kryetari i komunës Berdicë Besnik Brahimi në një intervistë për mediat ka bërë të ditur se në këtë komunë janë mbi 700 ha toke bujqesore të mbjedhura nën ujë, ndërkohë që kjo përmbytje po shkakton probleme për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë ku vetëm në këtë komunë janë mbi 5000 krerë lope dhe 3500 krere dhen.Fermerët e kësaj zone apeluan për ndihmë pasi prej 3 javësh rezervat ushqimore për bagetitë kanë mbaruar dhe rrezikojnë të ngordhin nga mungesa e ushqimit, ndërsa në fushat e trushit lehtësisht dallohen kafshët e ngordhura të cilat janë zënë nga vërshimi i ujit.Rritja e nivelit të ujit në fushën e Trushit tëPoshtem ka vënë në rrezik dhe ujesjelles fshat që furnizon me ujë të pijshem komunën e Velipojes dhe Berdicës. Nga mengjesi niveli pranë stacionit të pompave është rritur me mbi gjysëm metri, nderkohë që për 8 cm rrezikohen sistemi i brendshëm i pompimit si dhe transformatorët që furnizojnë me energji këtë stacion. Këta transformatorë kanë një fuqi prej 35 mije ËAT dhe nëse mbyten në uje rrezikojne elektrizimin e një sipërfaqeje në një rreze prej 3.5 km. Ujesjellës fshat kohët e fundit i është nënshtruar nje rikonstruksioni në një investim prej 4 milionë euro teksa rrethimi sot nuk dukej për shkak të rritjes se nivelit të ujit. Nga kjo situatë që po përkeqësohet nga ora në orë me të rrezikuarat ngelen komunat Ana e Malit, Dajc, Bërdicë dhe Velipojë. (ad.ti/shqiptarja.com)