Ayala: Koha e qeverisjes Berisha ka skaduar

2015-08-21 0

AJALA: KOHA E QEVERISJES SE BERISHES KA SKADUAR
Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste vlerësoi të rëndësishëm momentin për ndryshimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedheve të lira.
"Sot jemi në një moment unik në Shqipëri, sepse shohim se jeni përballë ndryshimit. Kemi një qeverisje koha e së cilës ka skaduar dhe nuk mund të zgjasë më sepse nuk ka më premtime për të përmbushur. Nga ana tjetër keni një koalicion e lider që vijnë me propozime të reja dhe program për ndryshim, që bazohet në demokraci, dhe që beson tek psuhteti i tyre për të vendosur brenda të drejtave dhe lirive të tyre. Kohë të cilat janë të vështira jo vetëm për Europën. Në Shqipëri ekzistojnë persona të cilët janë të gatshëm të përballen me këto sfida që prodhojnë punësim dhe mundësi. kemi njerëz si Edi Rama.
META: OBJEKTIVI I KOALIZIONI PS-LSI ESHTE FITORJA E ZGJIEDHJEVE
Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse votimi i 3 ligjeve të integrimit është kusht për marrëveshjen mes dy partive të majta, vlerësoi se objektivi kryesor i koalicionit PS-LSI është fitorja e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe integrimi. Meta theksoi se koalicioni i ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar për sfidat evropiane të vendit.
"Ayala ndodhet në Tiranë për të biseduar me ne dhe për të na përgëzuar për iniciativën më të fundit që ka të bëjë me një koalicion të ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar, për të pasur sukses në zgjedhjet e 23 qershorit dhe për të përballuar sfidat që vendi ka për të ardhmen sidomos në raport me përshpejtimin e integrimit Evropian", tha Meta.

"Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ayala, për interesimin e Internacionales Socialiste për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe për zgjedhjet e 23 qershorit. Për ne është i rëndësishëm ky bashkëpunim, i cili jam i bindur që do të kontribuojë në forcim të marrëdhënieve të Shqipërisë jo vetëm me familjen Evropiane dhe Botërore, por edhe proceset integruese të vendit", shtoi Meta. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange