Strugë, qytetarët presin në radhë për të votuar

2015-08-21 1

Raundi i dytë zgjedhor në komunën e Strugës po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe më një interes të veçantë. Votuesit, që në orët e para të mëngjesit kanë pritur radhë të gjata për të qenë pjesë në këtë procesi të rëndësishëm zgjedhor. Për Televizionin Alsat-M, kryetari i komisionit në njësinë zgjedhore 18-60, thotë se pjesëmarrja është e lartë. Megjithatë, sipas komisionit komunal zgjedhor dalja në votim deri në mesditë ka qenë 33 për qind.

"Ndodhemi në vendvotimin 1860 në Strugë, gjegjësisht në orë 13, deri më tani kanë dalë 37 për qind e votuesve kanë dalë në votim. Votimet rrjedhin shumë qetë, në rregull pa asnjë far lloj incident", deklaroi Shkëlqim Aliu-kryetar i komisioni në njësinë 1860.

"Në komunën e Strugës të gjithë 78 vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe s'ka pasur asnjë problem. Gjithashtu të drejtën e votës e kanë 56 341 votues. Deri në ora 13 kemi një dalje prej 33% të qytetarëve. Deri në këtë moment s'kemi pasur ndonjë incident", tha Xhingis Hani-kryetar i komisionit komunal zgjedhor.

Edhe sipas qytetarëve, ky raund i dytë zgjedhor në Strugë po vijon në mënyrë demokratike, i qetë dhe korrekt.

"Votimi mendoj se sot është shumë në rregull. Votuesit janë duke votuar në mënyrë të civilizuar, masovikisht janë duke votuar në mënyrë dinjitoze dhe besoj që gjithë procesi do kaloj mirë".

"Votimi shkoj mirë, duheshe të presim pak radhë, por në përgjithësi mirë ishte, domethënë kane dalë qytetarët, kanë dalë të gjithë, ka interes".

Megjithë motin e keq, interesi i madh për të votuar, shikohet edhe në gjithë rrethinat e Strugës. Durim Etemi