Çair, pjesëmarrje e ulët e votuesve

2015-08-21 4

Moti me shi nuk ndaloi qytetarë të shumtë të Çairit që të dalin dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës, edhe pse ky numër është dukshëm më i vogël krahasuar me pjesëmarrjen e votuesve në raundin e parë zgjedhor më 24 mars. Të drejtën e votës deri në ora 13 sipas të dhënave të KSHZ në komunën e Çairit e kanë realizuar 8155 votues ose 14.7 % e qytetarëve me të drejt vote ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe nuk është regjistruar parregullsi.

"Jehona duket se është e ulët si duket ka ndikuar edhe të reshurat por gjithsesi ne presim deri në mbrëmje me siguri do të kemi. Deri më tani gjithçka ka qenë në rregull, materiali që nga dita e djeshme është gjetur në mënyrën e njëjtë ashtu siç ka qenë, parregullsi nuk ka gjithçka shkon ashtu siç duhet të jetë", deklaroi Sadike Saliu --Tairi, kryetare e këshillit zgjedhor.

"Votimi filloi me kohë, saktë në ora 7 dhe deri më tani nuk kemi regjistruar parregullsi dhe gjithçka shkon mirë", tha Vesna Smillkovska, kryetare e këshillit zgjedhor.
Qytetarët e intervistuar nga Alsat-M theksuan se nga kreu i ri i komunës presin kushte më të mira për jetë.

"Ja ishim në votim për të dhënë të drejtën e popullit, presim diçka më mirë por sërish assesi. Do shohim çfarë do punojnë, krejt varet prej punës".

"Po votova, nuk di por më me rëndësi është që të arrijnë të rregullojë rrugët".

"Ne presim të bëhet diçka më mirë në këto zgjedhje, me siguri më mirë do bëhet ".

"Presim diçka më të mirë, dashtë zoti bëhet për gjithkënd, për të gjithë dhe për ne".

"Çka presim, diçka më të mirë nëse ka mundësi, ne nuk e dimë. Ne votojmë, e kryejmë punën tonë, obligimin tonë e tash atyre ua lëmë çka duhet të bëjnë më mirë për ne".

"Presim të gjitha të mirat, të realizohen premtimet ".
Në Komunën e Çairit janë gjithsej 55 mijë e 566 qytetarë me të drejtë vote të cilët deri në orën 19 mund të votojnë në 62 qendra votimi. Gjyltene Rexhallari