Votimi familjar, fotografimi në kutinë e votimit, mospërdorimi i llambës UV dhe ngjyra e padukshme, mungesa e materialeve zgjedhore, këto janë një pjesë e parregullsive të vërejtura nga vëzhguesit e organizatës joqeveritare MOST. Në disa vendvotime në Gostivar dhe Tetovë është vërejtur votimi familjar. Në Manastirit në një vendvotim anëtarët e komisionit nuk i mbanin distinktivët.
"Në vendvotimin 0845 të komunës së Koçanës, votimi u ndërpre për shkak se në listën e zgjedhësve mungonin 5 fleta. Votimi vazhdoi pasi komisioni solli listën e re të votuesve. Votimi në këtë vendvotim do të vazhdojë pas orës 19 për dy orë. Në vendvotimin 1734 në komunën e Strumicës, kishte ndërprerje prej 1 orë, sepse për shkak se një votues në orvatjen që ta lëshojë fletën e votimit në kuti, e theu kapakun e kutisë. U thirr policia, dhe pas inspektimit u zëvendësua kapaku dhe u vendos që votimi të zgjatet për një orë. Para të njëjtit vendvotim u regjistruan edhe disa të shtëna në ajër. Në vendvotimin 1917 në Veleshtë të komunës së Strugës, u regjistruan 32 raste të votimit familjar. Në vendvotim është vënë re prania e personave të paautorizuar, 4 raste të votimit publik, si dhe në tre raste i njëjti person votoi në emër të 9 personave të tjerë", deklaroi Darko Aleksov, MOST. Alsat-M