Rregullat e reja s'ndryshojnë bursën

2015-08-21 2

Rregullat e reja me të cilët aplikohet rotacioni i detyrueshëm në Bursën e Maqedonisë të një numër më i madh i kompanive, nuk do ta vë në lëvizje bursën, por do të kontribuojë për rritjen e transparencës tek kompanitë, konsiderojnë analistët.

"Në vitin 2007, kur ishte kulmi i bursës, nuk kishte rregulla të atilla dhe paratë vinin thuajse të gjitha anët. Edhe nga Sllovenia edhe nga Kroacia, popullatë e madhe investonte në bursë. Kështu që nuk mund me një vendim që do ta bëjmë, të presim do të rritet çmimi i aksioneve. Kjo do të ishte një bazë për të ardhmen", deklaroi Millan Dimitrioski, analist u bursave.

Në Maqedoni, kompanitë kanë frikë që të dalin në tregun e aksioneve, sepse nga njëra anë nuk duan të jenë transparent, kurse nga ana tjetër e mbrojnë pronësinë.

"Nëse dilni në bursë, në parim nëpërmjet ofertës publike duhet ta disperzoni pronësinë. Nëse më parë keni qenë pronar 100%, tani mund të hyjnë edhe pronarë të tjerë, këtu përzihen interesat dhe mendoj se kjo gjithashtu duket. Momenti kryesor i bursës së aksioneve, krahas rritjes së transparencës dhe të imazhit të vetë kompanisë, duhet të jetë edhe akumulimi i kapitalit. Ende nuk janë të vetëdijshëm kompanitë maqedonase që bursa është një vend ku ato mund të kenë qasje deri në kapitalin më të lirë, se sa të drejtohen në banka", tha Aleksandar Manev, këshilltar për investime.

Një lëvizje në Bursën e Maqedonisë, analistët konsiderojnë se mund të pritet kur do të zgjidhet kriza rajonale, në të cilën për momentin po prinë Sllovenia. Natasha Stojanovska