Sot votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

2015-08-21 1

Në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër ndërsa sot të drejtën e votës e shfrytëzojnë të burgosurit, të sëmurët, personat që gjenden në arrest shtëpiak dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Në rrethin e dytë të drejtë vote kanë 988 të burgosur dhe 73 persona të zhvendosur. Votimi ka filluar në orën 7:00 dhe do të mbarojë deri në orën 19:00.

"Raundi i dytë ka filluar në kohën e zakonshme, në 07:00, deri tani nuk është paraqitur kurrfarë problemi, zgjedhjet kanë rrjedhur në mënyrë të rregullt, korrekte të lirë dhe demokratike. Votohet për 30 komuna përfshirë këtu edhe qytetin e Shkupit. Për Qytetin e Shkupit të drejtë vote kanë 264 votues, derisa për komunat tjera numri është 340 persona me të drejtë vote", tha Dragan Gjorgjievski, kryetar i komisionit Zgjedhorë pranë Burgut të Shutkës.

Pa ndonjë pengesë teknike ka rrjedhur votimi edhe në Burgun e Idrizovës.

"Votimi ka filluar me kohë, në ora 7 u hapën vendvotimet, kutitë e votimit ishin gati. Këtu është edhe këshilli zgjedhorë, krejt është në rregull, shpresojmë se njëjtë sikurse gjatë raundit të parë, votimi pa probleme do të kaloj edhe në raundin e dytë. Ata që kanë të drejtë vote, dalin dhe votojnë, ata të cilët nuk janë në listën zgjedhore, e thash edhe herën e kaluar se nuk është faji i burgut të Idrizovës. Ne me kohë i kemi dorëzuar listat, për 1200 persona të cilët kanë të drejtë vote, se çfarë kanë bërë KSHZ-ja dhe të tjerët, ajo është çështje e tyre dhe për këtë duhet të drejtoheni atje", tha Zhivko Trajkovski, kryetar i komisionit Zgjedhorë pranë Byurgut të Idrizovës.

Nesër zgjedhjet do të zhvillohen në 29 komuna dhe qytetin e Shkupit. Gara kryesore do të zhvillohet në disa qytete të mëdha si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë. Në raundin e parë të zgjedhjeve, të zhvilluar më 24 mars, janë zgjedhur 49 kryetarë të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe qytetin e Shkupit. Bedri Rexhallari