Tiranë, vritet në diskotekë balerina, plagoset një tjetër

2015-08-21 8

TIRANE- Sonila Tafa, është vajza 26 vjeçare e vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në diskotekën "Dream City" ku punonte si balerinë, ndërsa një person tjetër është plagosur.

Vajza kishte mbaruar Akademinë e Arteve ndërsa siguronte të ardhurat nëpërmjet vallëzimit në diskotekë, në Kashar, disa km larg Tiranës, një lokal mjaft i frekuentuar për kryeqytetasit, sidomos në fundjavë.

Ende ka shumë pika të errëta për të zbuluar mbi mënyrën e krimit. Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një konflikti midis të rinjsh në disko ku viktima është qëlluar. Nga vendi i ngjarjes, gazetari i TVA1 REPORT Arsen Rusta informon se krimi ndodhi jashtë diskos. Grupi i xhirimit filmoi sot në mëngjes edhe shenjat e vendosura nga policia të cilat tregonin se ku ishin gjetur 6 gëzhojat, pikërisht jo shumë larg kangjellave të diskos "Dream City". (ad.ti/shqiptarja.com)