Kore e Veriut, zyrtarë të SHBA: Kërcënimet janë taktika të njohura

2015-08-21 2

KORE E VERIUT - Zyrtarë amerikanë kanë minimizuar kërcënimin për luftë në gadishullin Korean pas kërcënimeve të njëpasnjëshme prej javësh nga Peniani.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara "nuk do të surprizoheshin", nëse Korea e Veriut do të lëshonte ndonjë raketë, ndërsa një officer i lartë i ushtrisë amerikane tha se kërcënimet e fundit po rezultojnë në taktika tashmë të njohura.

Prej disa javëve Peniani ka kërcënuar se do të sulmojë si Shtetet e Bashkuara edhe Korenë e Jugut me raketa bërthamore. (ad.ti/shqiptarja.com)