Memorial në Meksikë për të vrarët e bandave të drogës

2015-08-21 2

MEKSIKE - Një memorial për viktimat e luftës së përgjakshme të kartelave të drogës është përuruar në kryeqytetin meksikan.

Struktura masive me sipërfaqe rreth 14 mijë metra katrorë është e ndarë në mure të shumta prej çeliku, në të cilat janë shkruar citime dhe poema nga shkrimtarë të ndryshëm, por jo emrat e viktimave. Memoriali ndodhet në Parkun Çapultepek, pranë Qytetit të Meksikos.

Themeluesi i grupit SOS, djali adoleshent i të cilit u rrëmbye dhe vra në vitin 2008 tha se ky memorial përkujton jo vetëm ata, që kanë ikur, por edhe ata që janë ende këtu dhe se ky memorial duhet të simbolizojë një betejë të përbashkët për të shmangur viktima të tjera të luftës së drogës.

Ministri i Brendshëm meksikan, Miguel Angel Osorio duke folur në ceremoninë e inaugurimit tha se ky memorial duhet të simbolizojë një luftë të përbashkët për të gjithë meksikanët, për të shmangur viktima të tjerë dhe se duhet të shikojmë drejt një të ardhmeje pozitive me dinjitet. (ad.ti/shqiptarja.com)