Tërhiqet Berisha: 3 ligjet pas zgjedhjeve, por me referendum

2015-08-21 0

Kryeministri Berisha është tërhequr nga kërkesa pndaj opozitësër votimin e 3 ligjeve para zgjedhjeve, si një nga kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Në një mbledhje 'blic' që zhvilloi me stukturat e partisë së tij pasditen e sotme, Berisha tha se 3 ligjet do të jenë në fokus pas zgjedhjeve përmes referendumit.

Në një prononcim për mediat, pasi përfundoi mbledhja me dyer të mbyllura prej rreth dy orësh, i pyetur nga gazetarja e televizionit A1 REPORT, Joniada Koçi se si do të jetë rrjedha e 3 ligjeve pas prishjes së koalicionit qeveritar me LSI dhe bashkimin e kësaj të fundit me PS-në, Berisha tha se "3 ligjet do t'i votojë sovrani në Referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të PD-së".

"PS ka ndërruar kursin tashmë, çfarë vlere ka tani votimi i tri ligjeve? Tre ligjet janë peng me të cilat Edi Rama mori statusin e vendit kandidat. Qeveria dhe mazhoranca kompletoi të gjitha reformat me të cilat u bë e mundur që Komisioni Europian të rekomandojë statusin. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin. Tani siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit, nuk ka më kohë për t'u bërë raport për Shqipërinë dhe para gjithë ministrave. Pasi u sigurua se nuk do të bëhet raporti për statusin, i përdori këto për t'u hedhur hi syve qytetarëve Shqiptarë. I votoj, s'iu votoj, por e vërteta është që po s'i votoi do t'i votojë sovrani në një votë plebishitare në referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike", u përgjigj numri 1 i qeverisë.

Mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike zhvillohet dy ditë pasi Meta doli nga koalicioni i qeverisë.