Pittella në Tiranë: Bashkimi PS - LSI, garanci për një qeveri të re

2015-08-21 0

TIRANE- Zv/ Presidenti i parë i Parlamentit Europian, Gianni Pittella udhëtoi sot drejt Tiranës për të falënderuar personalisht kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta për pranimin e apelit dhe të mesazhit për bashkim duke lënë pas të shkuarën për të parë drejt të ardhmes. Pittella erdhi në Tiranë për të dhënë edhe mesazhin se qeverisja e re e dalë nga koalicioni PS-LSI do të realizojë ëndrrën e madhe të shqiptarëve për integrimin në BE dhe dha garancinë se ky bashkim ka mbështetjen e socialistëve europianë. Vetë Gianni Pittella paralajmëroi mbrëmë vizitën, në një intervistë telefonike dhënë mbrëmë në TV A1 REPORT, ku ai u shpreh se: Bashkimi i forcave socialiste do të thotë fitore e zgjedhjeve.Takimet e Pittelës në Tiranë nisën me një mëngjes pune me Edi Ramën në zyrën e tij. Takimi në orën 09:00 zgjati për gati 1 orë dhe të pranishëm ishin edhe deputetët PS, Ditmir Bushati e Taulant Balla. Më pas Pittella takoi Metën në LSI ku mbajti një konferencë për shtyp. Pittella tha se bashkimi i PS- LSI garantonte një qeveri të re e cila do të ndryshonte gjendjen e Shqipërisë ku ka probleme të shumta por më të mëdhatë janë ato të papunësisë dhe borxhit publik.Nga ana e tij Ilir Meta tha se ky moment i ri bashkëpunimi me Partinë Socialiste të Edi Ramës, do të ketë qëllim integrimin evropian të vendit.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange