ÇEÇENI - Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një gradaçelë në qendër të Grozny në ish-republikën sovjetike Çeçeni. Bëhet fjalë për gradaçelën prej 40-katësh ku katet e mësipërme të saj u dogjën plotësisht.
Në këtë ndërtesë gjigande me 40 kate ndodheshin shumë zyra dhe apartamente luksoze, që fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë njoftim për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Rreth 100 zjarrfikës kanë kontrolluar situatën, derisa zjarri u shua. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit.
Besohet se në këtë gradaçelë ka një apartament edhe aktori francez Gerard Depardieu, një dhuratë e liderit të Çeçenisë Ramzan Kadyrov.
Ndërtesa është më e lartë në ish-shtetin sovjetik dhe është një simbol i rilindjes së konfliktit çeçen.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)