Të rinjtë thirrje politikës për angazhim

2015-08-21 3

Atë që nuk arrijnë ta bëjnë dot liderët politikë dhe zyrtarët shtetëror, do të përpiqen ta bëjnë forumet rinore të partive politike. Të rinjtë u shprehën sot të gatshëm që të kapërcejnë dallimet politike, me qëllim që të zbusin papunësinë dhe të frenojnë largimin e trurit nga vendi.

"Ajo që nuk është për t'u lavdëruar, është se rinia gjithnjë e më shumë merret me partitë politike dhe në një farë mënyrë, janë bërë ushtarë partiakë. Në konkurset e ndryshme, veçse shtohet numri i atyre që kërkojnë punë. Shteti duhet t'i shfrytëzojë resurset, të gjejë vend në administratë apo të ndihmojë bizneset familjare, ku të rinjtë do t'i kyçeshin bizneseve familjare", deklaroi Memet Axhami, forumi rinor i BDI-së.

"Problemi i papunësisë së të rinjve, është një problem si për shtetin ashtu edhe për ne të rinjtë, pavarësisht se cilës parti politike i takojmë. Prandaj, besoj se kjo temë në të ardhmen do të nxisë bashkëpunim më të madh mes ne të rinjve", tha Stefan Bogoev, forumi rinor i LSDM-së.

"Ne të rinjtë në këtë shtet, pavarësisht dallimeve politike, dëshirojmë që të punësohen sa më shumë të rinjtë, të krijojnë familje dhe të kenë një jetë më të mirë dhe me dinjitet, në këtë shtet", deklaroi Sllobodanka Aleksovska, Unioni i forcave rinore të VMRO DPMNE-së.

Nga ana tjetër mos-përfshirja e tyre në procesin e krijimit të politikave për të rinjtë, mbetet sfidë kryesore e vendit.

"25 për qind nga kuadri i kualifikuar me arsim të lartë vazhdimisht braktisë shtetin, në profesionet e caktuara si për shembull në mjekësi; kjo shifër arrin në 60%, ndërsa kemi të dhëna se 50% nga nxënësit e shkollave të mesme nuk e shikojnë veten këtu në 10 vitet e ardhshme. Këto janë shifra drastike të cilat, nëse i krahasoni me fondet evropiane të dedikuara për të rinjtë që mbeten të pa shfrytëzuara, mund të konstatoni se të rinjtë nuk janë aspak faktor i rëndësishëm në krijimin e politikave për të rinjtë", u shpreh Bojan Mariçiq, Qendra maqedonase për edukim evropian.

Sipas deputeteve Ermira Mehemti dhe Tanja Tomiq, qeveria duhet të krijojë strategji për punësim e të rinjve dhe t'u ofrojë mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm; jo vetëm në administratë.

"Ajo që ndikon në largimin e 'trurit' është pikërisht shansi për specializimin e atyre personave që duan të punojnë në sferën shkencore dhe të cilët nga shtetet e zhvilluara gjithnjë e më shpesh marrin oferta për punë. Gjithashtu ndikon mungesa e rrogave të mira në fakt, kompensim i përshtatshëm për mundin që kanë dhënë gjatë shkollimit por edhe punës", deklaroi Tanja Tomiq, LSDM.

"Ndërtimi i politikave të tilla qeveritare për të garantuar realisht një treg apo ekonomi të mirëfilltë tregu, ekonomi të lirë të pavarur, të çliruar nga ndikimi i politikës ditore. Kjo do ta bënte tregun tonë më konkurrent dhe të rinjtë do ta gjenin hapësirën e tyre. Reforma e administratës publike, ta lirojmë atë nga ndikimi politik, e dyta, të krijojmë një shoqëri në të cilin administrata nuk do të jetë punëdhënësi kryesor" , tha Ermira Mehm...

Free Traffic Exchange