Të rinjtë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut

2015-08-21 7

Gjithnjë e më shumë, të rinjtë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut ndërkohë që rreth 30 për qind e njerëzve në Maqedoni, për shkak të saj, po i kryejnë në mënyrë të kufizuar punët e tyre. Siç konkludohet nga të dhënat e Institutit të Mjekësisë së Punës, të jetuarit në mënyrë dinamike, stresi, ngrënia e shpejtë e ushqimit, përdorimi i duhanit dhe pirja e alkoolit janë faktorë që i nxitin më shumë të rinjtë të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Kjo mund të çojë në komplikime serioze me pasoja fatale.

"Bëhet fjalë për sëmundje me interes të madh publik, të cilën e vuajnë 20 deri në 30 për qind e popullatës së rritur, dhe është një faktor rreziku për infarkt, miokardi, sëmundjes cerebrale-vaskulare dhe sëmundjeve të tjera që shkaktojnë vdekshmëri", tha Jordan Minov, Instituti i Shëndetit të Punës.

"Gjithnjë e më në moshë të herët, po paraqitet tensioni i lartë tek të rinjtë, për shkak të stresit që kemi të gjithë ... mënyra perëndimore e jetës, shikimi më gjatë i televizionit, i Internetit, ushqimi i shpejtë, mos konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, çojnë drejt rritjes së peshës trupore, që çon në rritjen e tensionit të gjakut dhe komplikimeve të tjera, që mund të jenë një rezultat i tensionit të lartë të gjakut, të sëmundjeve të veshkave, të sëmundjeve të zemrës, të goditjes cerebrale në tru, e kështu me radhë", tha Olivera Stojçeva-Taneva, Instituti i Shëndetit të Punës.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor theksojnë se gjatë viteve të fundit, sëmundjet e zemrës nuk janë më shkaku i parë i vdekjeve në Maqedoni.
"Përqindja e të sëmurëve në RM nga sëmundjet kardiovaskulare para 5 vitesh ka qenë top njëshi, tani më me punën edhe të shoqatave edhe të institucioneve shëndetësore kjo sëmundje ka dal në rendin e dytë dhe shpresojmë që sëmundjet kardiovaskulare të cilat mund të prevenohen, mund me informim adekuat, me stil të jetës adekuate që nuri i të sëmurëve nga ky loj sëmundjesh të jetë në nivel botëror, gjegjësisht të jetë në një nivel sa më të ulët".

Mjekët bëjnë thirrje që tensioni i lartë i gjakut, të zbulohet në kohë, sepse ai gjithmonë tregon simptoma të dukshme. Këtë vit, Dita Botërore e Shëndetit, 7 prilli, i është kushtuar hipertensionit arterial me moton "Kontrolloni tensionin e gjakut". Bojana Simonoviq