Berisha: Më 23 qershor ne fitojmë PS-së dhe LSI-së i lëmë ngjalat

2015-08-21 0

DURRES - Nga qyteti i Durrësit kryeministri Berisha është shprehur i sigurtë për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit ndërsa ironizon koalicionin Meta-Rama.

"Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të krijojnë sa më shumë të ardhura për veten, familjen e shoqërinë. Asnjë vend nuk ka rritje me shpejtësi marramandesë siç i ka rritur Shqipëria. Reformat mbrojtën Shqipërinë në kulmin e krizës europiane. Reformat e rejta të cilat ne kemi ndërmarë muajt e fundit dhe do ndërmarrim fill pas zgjedhjeve janë një nismë e fuqishme për rritjen e të ardhurave dhe të punësimit. Ne të ecim të sigurtë drejt mandatit të tretë. T'i lëmë atyre ngjalat që unë sapo i pashë poshtë."- tha sot Berisha dy ditë pas largimit nga qeveria të LSI-së ndërsa dje Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së ftoi publikisht Ilir Metën për koalicion parazgjedhor për të rrëzuar qeverinë Berisha.

Ironia e kryeministrit ka të bëjë me darkën mes kreut të PS-së Edi Rama dhe të LSI-së Ilir Meta në fillim të majit të vitit të shkuar në vilën e këtij të fundit në Gjirin e Lalëzit, duke lënë të kuptohet se ajo darkë hapi rrugën dialogut Rama-Meta por dhe ftohjes mes Berishës e Ilir Metës.

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot paradite kompaninë e përpunimit të peshkut "Koral" në Durrës. Ai premtoi mbështetje për sektorin e peshkimit në vend. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange