Përmbytjet në Nënshkodër, jeta e vështirë e banorëve mes ujit

2015-08-21 2

TIRANE- Banorët e 350 shtëpive në fshatin Obot dhe Goricë, 30 km larg Shkodrës jetojnë me ujin prej më shumë se 14 ditësh. Poshtë shtëpive të ndërtuara në kodra syri nuk të sheh më ara të mbjella dhe sera të cilat i kanë ndërtuar me aq mundim nga banorët e zonës, por vetëm ujë.
Që kur u hapën portat e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, si pasojë e reshjeve të shumta, fshati i Goricës dhe Obotit, komuna Ana e Malit, në zonën e NënShkodres, janë të e izoluar nga pjesa tjetër e rrethit të Shkodrës.
Uji para 50 shtëpive është rreth 1 metër, duke e bërë të pamundur jetesën normale të banorëve. Në Goricë banorët duhet të kalojnë mbi një kodër me shkurre për të dalë më pas në rrugën që të çon në Shkodër. Një rrugë jo shumë e lehtë, dhe jo që të gjithë mund ta kalojnë, sidomos fëmijët. Ndërkohë që rruga, gati 1.5 km e gjatë është zhdukur dhe as nuk dallohet fare. (ad.ti/shqiptarja.com)