Koalicioni, Meta-Ramës: Dua kreun e Kuvendit e 3 ministra

2015-08-21 5

TIRANE - Një ditë pasi lideri i opozitës Edi Rama nga tavolina e rrumbullakët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, (2 prill) ftoi publikisht në mënyrë zyrtare LSI e Ilir Metës Shqiptarja.com zbardh kërkesat e kreut të LSI Ilir Meta ndaj liderit të opozitës Edi Rama si kushte për të qënë pjesë e koalicionit opozitar e për të evituar daljen në garë më 23 qershor si parti e vetme.

Mësohet se kreu i LSI i ka kërkuar Ramës mbështetje për zgjedhjen e tre deputetëve të sigurtë më 23 qershor, si dhe pas zgjedhjeve tre poste ministrash si dhe drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë për të pasuar Topallin. Mësohet se këto kërkesa bashkë dhe me qëndrimin për të votuar tre ligjet e integrimit, përbëjnë dhe kushtin e vetëm për të dalë bashkë në zgjedhje.

Nga tavolina e rrumbullakët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lideri i opozitës Edi Rama, iu drejtua dje publikisht dhe në mënyrë të drejtëpërdrejt kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta me ftesë për t'u bashkuar në koalicion parazgjedhor me socialistët.

"Në emër të interesit të PS-së për të instrumentalizuar përmes qeverisjes progamin për "Rilindje" dua të shpallim hapjen e një politike për bashkëpunim me LSI-në. Prandaj e ftoj sot, drejtpërdrejt dhe publikisht LSI-në që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë politik, Berisha, të vijë në koalicionin tonë parazgjedhor, duke hyrë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane!"

Me këtë motavacion, numri një i opozitës argumentoi ftesën ndaj kësaj force, aleates në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike prej shtatorit të 2009-ës. Para deputetëve të tij, Rama tha se ky bashkim nuk duhet t'i trembë, ndërsa theksoi se e shkuara i ka dhënë PS-së të gjitha mësimet e nevojshme për të mos përsëritur gabime që në këto 8 vjet i kanë kushtuar të mjatës shqiptare.

"Nuk pres që të gjithë t'më jepni të drejtë, unë pres të më kuptoni që unë dua të fitoj për të gjithë ju, për t'i ndryshuar gjërat. Le të shkojmë përpara pa asnjë ngurim. Ne jemi Partia Socialiste, jemi për të fituar, jo për të ngruruar atëherë kur duhet të udhëheqim", iu drejtua Rama deputetëve socialistë në mbledhjen e mesditës së sotme të Grupit Parlamentar, të zhvilluar vetëm pak momente pasi përfundoi takimi me kryesinë e PS.
Fjala e plotë e liderit të opozitës Edi Rama para Grupit Parlamentar, dje më 2 prill

Ndërkohë që pak para se të mblidhej kryesia PS, Kryeministri Berisha deklaroi në facebook se largimi është zgjedhje e çdo partie dhe lë qartë të kuptohet se nuk do ketë votëbesim por do zëvendësohen ministrat.

Nga Shkodra kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli deklaron se respekton vendimin dhe shprehet optimiste se PD do të vazhdojë të qeverisë drejt fitores së 23 qershorit pasi Rama e ka bërë Kushtetutën e fortë.

Ish presidenti, aktualisht kryetari i FRD-së Bamir Topi deklarohet kundër duke thënë se "krijon destabilitet politik".

Sot në...