Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli komenton largimin e LSI-së nga koalicioni qeveritar. "E respektoj çdo lloj vendimi të partive politike. Unë jam shumë optimiste për të ardhmen. Si kryetare e Parlamentit garantoj se Kushtetuta do zbatohet. Edi Rama na e ka ba të fortë Kushtetutën. Ne do vazhdojmë të qeverisim për të fituar zgjedhjet e 23 Qershorit"- tha Topalli nga qyteti i Shkodrës ku ishte e pranishme në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit 1991 ku u vranë 4 dëshmorët e demokracisë". (ad.ti/shqiptarja.com)