Fjala e liderit te opozites Edi Rama para Grupit Parlamentar

2015-08-21 0

Që vullneti sovran i shqiptarëve në 23 qershor të mbrohet prej çdo manipulimi dhe që ne të hapim një periudhë transformimi rrënjësor demokratik, ekonomik e social dua të filloj sot zyrtarisht procesin e formimit të një koalicioni sa më të gjerë; Për të garantuar zgjedhjet; Për të fituar zgjedhjet; Për të dalë fitues në sfidat e mëdha të kësaj kohe dramatike për Shqipërinë.

Në emër të interesit kombëtar dhe publik, si edhe në emër të interesit të PS-së për të materializuar përmes instrumentit të qeverisjes programin tonë të ri për një Rilindje Shqiptare, dua të shpallim vullnetin për të hapur një faqe të re të historisë së bashkëjetesë sonë në skenën politike shqiptare, me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Prandaj e ftoj sot, drejtpërdrejt dhe publikisht LSI-në që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë politik të vijë në koalicionin tonë parazgjedhor, duke hyrë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane.


(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange