Koreja e Veriut deklaron se do të zgjerojë programet bërthamore

2015-08-21 0

KOREJA E VERIUT - Koreja e Veriut tha të martën se do të rifillojë aktivitetin në reaktorin e saj bërthamor në Yongbyon, një veprim që do të mundësojë të nxjerrë uranium më shumë për të forcuar rezervat e tij atomike.Njoftimi erdhi pas punimeve në kongresin e Partisë së Punëtorëve në pushtet ku lideri Kim Jong deklaroi se vendi do të rrisë fuqinë bërthamore dhe zhvillimin e ekonomisë.

Sipas vlerësimeve nga Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare Koreja e Veriut mund të ketë uranium të mjaftueshëm për klasën 21-32 të armëve bërthamore deri në vitin 2016, nëse Peniani përdor një Centrifuge në reaktorin e saj Yongbyon për pasurimin e uraniumit.

Koreja e Veriut ka punuar më shumë se 20 vjet për zhvillimin e armës atomike dhe gjatë gjithë kësaj kohe regjimi autoritar i ka dhënë premtime komunitetit ndërkombëtar, të cilat i ka shkelur pak më vonë, për të bërë shantazh me forcën atomike të mbajtur në fshehtësi.

Retorika kërcënuesë ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut se do t'i sulmojë me armë bërthamore po mban të tendosur politikën e sigurimit të komunitetit ndërkombëtar.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange